Manastir, 17.03.2023 Një delagacion i UNT-së i përbërë nga rektori Prof.dr. Izet Zeqiri, prorektori për shkencë Prof.dr. Bekim Fetaji, prorektori për financa Doc.dr. Bujamin Bela dhe dekani i Fakultetit të shkencavbe teknike Prof.dr. Neritan Turkeshi sot ishin për vizitë pune në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, me ç’ rast nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja u nënshkrua nga dy rektorët, respektivisht Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup e përfaqësoi rektori prof. dr. Izet Zeqiri dhe Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”, rektori Prof. dr. Igor Nedellkovski, i cili ishte i shoqëruar nga prorektorët Prof.dr. Jasmina Bunevska Talevska, Prof. dr. Jove Dimitrija Talevski dhe Prof.dr. Goran Iliq dhe kryetari i Senatit të universitetit, Prof.dr. Nikolçe Jankulovski.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, dy rektorët u zotuan për zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë akademik, përcaktimin e fushave mësimore-shkencore me interes të përbashkët, si dhe mënyrat dhe modalitetet e realizimit të tyre.
Bashkëpunimi mes UNT-së do të zhvillohen përmes aktiviteteve të ndryshme siç janë shkëmbimi i stafit akademik, shkëmbimi i studentëve, projekte të përbashkëta kërkimore – shkencore, pjesëmarrje në seminare dhe tubime të tjera akademike,programe për zhvillim profesional dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.
Marrëveshja e sotme, është e para e nënshkruar me rektorin e ri Prof. dr. Igor Nedellkovski, ndërsa bashkëpunimi mes UNT-së dhe UKOM u zyrtarizua për herë të parë në vitin 2018, me një marrëveshje të vlefshme për tre vjet.