𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟎𝟐.𝟎𝟓.𝟐𝟎𝟐𝟑 Në prani të studentëve të Fakultetit të Shkencave Teknike, dekanit Prof.Inor.dr. Neritan Turkeshi, Prorektorit për Financa dhe investime strategjike Doc.dr. Bujamin Bela dhe profesoreshës Bukurie Imeri Jusufi, sot ligjeratë rreth procesit të auditimit zhvilloi numri dy i Entit shtetëror të Revizionit M-r Orhan Ademi.
Zëvendës revizori kryesor shtetëror Orhan Ademi informoi studentët e ekonomisë se përse është themeluar ESHS- dhe se cilat vjanë detyrat e tij.Ademi tha se Entit shtetëror i Revizionit është themeluar me ligj të posaçëm në vitin 1997, dhe ka për detyrë të auditon 1540 ndërmarrjet shtetëtërore, nga të cilat të gjitha ndërmarrjet që menaxhojnë me buxhet vjetor mbi 50 milionë denarë, duhet të kenë njësi të auditimit të brendshëm.
Auditimi i një institucioni tha Ademi, fillojn me takim mes titullarit të institucionit dhe ekipit auditues. Institucioni është i obliguar të siguron hapësira pune për auditorët si dhe internet, ndërsa auditimi varësisht nga madhësia e tij bëhet në bashkëpunimin me auditorin e brendshëm dhe zakonisht zgjat nga dy deri në tre muaj, ndërsa auditimi i performancës së një institucioni shtetërorë nga 6 muaj deri në 1 vit, tha Zëvendës revizori kryesor shtetëror Orhan Ademi.
Entit shtetëror i Revizionit gjatë vitit 2021 ka realizuar gjithsej 68 auditime, nga të cilat kanë rezultuar 1170 gjetje, ndërsa janë dhënë 654 rekomandime.
Ademi njoftoi se se Entit shtetëror i Revizionit është anëtare e INTOSAI-it Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit, që njëherit është edhe organizata e dytë më e madhe në nivel botëror, pas Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ligjerata përfundoi me pyetje të studentëve, të cilave iu përgjigj Zevendes revizori kryesor shteteror Orhan Ademi, të cilit dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike, Prof.Inor.dr. Neritan Turkeshi në emër të rektorit të UNT-së, Prof.dr. Izet Zeqiri i ndau mirënjohje në shenjë falënderimi për ligjeratën e zhvilluar.