Shkup, Maj 2023 Ekipi promovues i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup prezantoi programet studimore para maturantëve të Shkollës së mesme të qytetit të Shkupit “Marija Kiri Sklodovska”, ku informuan rreth platformës akademike që ofron universiteti ynë.
Ekipi i UNT-së, Doc.Dr. Urime Demiri Shaipi, m-r Nora Limani Bektashi, m-r Arijan Ganiji, Doc. mr. Emira Imeri njoftuan maturantët me platformën studimore që ofron këtë vit UNT në tetë fakultetet e tij me gjithsej 39 programe studimore.
UNT nga ky vit akademik, studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakultetin e Shkencave Teknike, Shkencave Teknologjike, Shkencave Sociale si dhe fakultetet e reja ekonomia, juridiku dhe shkencat humanistike do të thvillojnë studimet tek hapësirat e reja prej 50 mijë metra katrorë në kazermën Ilinden, ku punët adaptuaese janë duke u zhvilluar me intensitet të zmadhuar.
UNT, tha përgjegjësja Urime Demiri Shaipi punon konform standardeve më të larta ndërkombëtare, duke sjellë cilësi dhe studentë të përgatitur që t’i bëjnë ballë ekonomisë së tregut dhe globalizimit shoqëror.
UNT falënderon stafin e shkollës së mesme në krye me përgjegjësit e paraleleve për organizimin dinjitoz që iu ofrua Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.