Strugë, Maj 2023 – Pedagogët e Universitetit “Nёnё Tereza” nё Shkup, vijuan me aktivitetet promovuese nё shkollat e mesme të Strugës “Niko Nestor’’ dhe “Ibrahim Temo’’.
Ekipi i profesorëve nën drejtimin e koordinatores Urime Demiri Shaipi dhe në përbërje Aziz Pollozhani, Fisnik Doko, Edona Vinca, Valmir Dalipi, Blerta Kondri, Hava Rexhep dhe Alma Mustafai, informuan maturantët e këtyre dy shkollave me sistemin e funksionimit të UNT-së, kushtet për mësim si dhe programet e shumta studimore, të cilat janë deficitare dhe ofrojnë punësim të shpejtë, ndërsa bëjnë pjesë në veprimtaritë më të paguara.
Maturantët struganë u informuan se Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup funksionon me tetë Fakultete studimore dhe atë: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Teknike, Fakulteti i Shkencave Informatike, Fakulteti i Shkencave Teknologjike dhe Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Shkencave Humane ndërsa punon konform standardeve më të larta ndërkombëtare, duke sjellë cilësi dhe studentë të përgatitur që t’i bëjnë ballë ekonomisë së tregut dhe globalizimit shoqëror.
Profesorët informuan maturantët për përparësitë e të studiuarit në universitetin e parë publik në gjuhën shqipe nё kryeqytet, siç janë vendndodhja, staf profesionistësh, mundësia e zhvillimit përmes granteve dhe bursave, qasja në laboratore, kompani dhe Librarinë Kombëtare Universitare, qasja në shumë muze dhe qendra të performimit të artit dhe jo vetëm.
UNT falënderon udhëheqësitë e shkollave të mesme të qytetit të Strugës, drejtoreshën nga “Ibrahim Temo” znj. Besime Jonuzi me përgjegjësin z. Kushtrim Musa si dhe përgjegjësen e shkollës “Niko Nestor” znj. Ëngjëllushe Beqiri për mikpritjen dhe angazhimin dinjitoz që iu ofrua Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.