Veles-Dollnen, Maj 2023 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup vijon promovimin e ofertës akademike pranë maturantëve në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Profesor Murat Aliu vizitoi maturantët e dy shkollave të mesme atë të Velesit “Koço Racin” dhe shkollën e mesme në Dollnen “Rilindja” në fshatin Zhitoshë.
Gjatë këtij prezantimi informues, maturantët patën mundësinë të njoftohen më shumë rreth programeve studimore të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, kushteve të studimit, kërkesave të pranimit, përvojave të studentëve aktual dhe mundësive të shumta për punë dhe karrierë pas përfundimit të studimeve që ofrojnë programet studimore të UNT-së.
Maturantët patën mundësinë që dilemat rreth programeve dhe praktikave studimore ti ndajnë me Profesor Murat Aliun, si dhe çështje të tjera, duke marrë përgjigje shkencore-akademike. Me përshtypjen që lënë maturantët, mund të konkludojmë se interesimi për regjistrim, edhe këtë vit do të jetë i madh nga Velesi dhe Dollneni në UNT.
UNT falënderon udhëheqësitë e shkollave të mesme komunale të Velesit dhe Dollnenit për mikpritjen dhe angazhimin dinjitoz që iu ofrua Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.