Kumanovë-Likovë, Maj 2023 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në vazhdën promovimit të ofertës akademike këtë rradhë zbarkoi në shkollat e mesme të Komunave Kumanovë dhe Likovë.

Ekipi i profesorëve nën drejtimin e koordinatorit Sunaj Raimi dhe në përbërje Avni Avdiu, Rilind Ademi, Nora Limani, Almir Rushiti, Valon Ramadani, Arbnor Rushiti dhe Samir Ismaili informuan maturantët e këtyre katër shkollave me sistemin e funksionimit të UNT-së, kushtet për mësim si dhe programeve studimore në tetë fakultetet aktuale.

Këto takime promovuese me studentët potencial të UNT-së u mirëpritën nga drejtorët e këtyre shkollave dhe atë të Kumanovës nga: Gjimnazi ‘Sami Frashëri’, z. Nagri Rexhepi, Shkollën Ekonomike ‘Pero Nakov’ znj. Lutfije Veseli, Shkollën Teknike dhe e Mjekësisë ‘Nace Bugjoni’ znj. Adelina Beluli si dhe atë të Likovës: Gjimnazi ‘Ismet Jashari’ me drejtor z. Isni Aliji.

Gjithashtu profesorët informuan maturantët për përparësitë e të studiuarit në universitetin e parë publik në gjuhën shqipe nё kryeqytet, siç janë vendndodhja, staf profesionistësh, mundësia e zhvillimit përmes granteve dhe bursave, qasja në laboratore, kompani dhe Librarinë Kombëtare Universitare, qasja në shumë muze dhe qendra të performimit të artit dhe jo vetëm.

UNT falënderon udhëheqësitë e shkollave të mesme të Kumanovës dhe Likovës, për mikpritjen dhe angazhimin dinjitoz që iu ofrua Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

By