📚 Ashtu si viteve të kaluara, edhe këtë vit studentë e profesorë nga departamente të ndryshme të Fakultetit të Shkencave Sociale pranë Universitetit “Nënë Tereza”, e vizituan Panairin Ndërkombëtarë të librit në Shkup, me ç’ rast u njohën me titujt më të rëndësishëm nga fusha të ndryshme si dhe vizituan nga afër tendat e librave në gjuhë të ndryshme, shqip, anglisht, maqedonisht, të ofruara nga mbi 50 shtëpi botuese.

Këtë vit, i 35-ti në radhë, Panairi ndërkombëtar i librit u mbajt në Arenën “Boris Trajkovski” nën moton “Era e një libri të ri paralajmëron pranverën” dhe zgjati nga data 04 deri më 10 Maj.

By