Studentët e Programit studimor Studime politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare, në kuadër të mësimit klinik patën mundësinë të vizitojnë ambinetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u pritën nga ana e Kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferi.
Gjatë takimit studentët kishin mundësinë të bashkëbisedojnë me kryetarin Xhaferi për tema që tangojnë sfidat e përditshmërisë politike dhe rëndësinë e jetës parlamentare në vendi tonë.
Studentët nën udhëheqjen e Prof. Ariton Ramës, si politikologë të ardhshëm nga afër u informuan me hapësirat, sallat, zyret e organit më të lartë shtetëror, ku nga stafi i Kuvendit u informuan me organizimin e punës së Kuvendit.