Pjesëtarët e stafit akademik dhe administrativ, Doc.Dr. Majlinda Axhiu, Doc.dr. Qazime Sherifi dhe Arta Axhiu Ademi, sot para maturantëve të gjimnazit “Car Samoil” në Resnjë dhe para maturantëve të Manastirit prezantuan programet e shumta studimore të cilat i ofron Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup. 

Ata u informuan për mundësitë e studimit në fushat deficitare, të cilat tek UNT janë të mundësuara në kuadër të tetë fakulteteve. 

Përveç kushteve të të studjuarit, kompleksit të ri të UNT-së, mundësive për mobilitet, maturantët gjithashtu u informuan edhe për bursat studimore, të cilat ofrohen në bazë meritore. 

UNT falënderon stafin drejtues të gjimnazit “Car Samoil” në Resnjë dhe Drejtorin e “Muzeut të Alfabetit të gjuhës shqipe” për organizim të nxënësve dhe mikpritjen dinjitoze që iu ofrua Universitetit tonë. 

By