Shkup, 25.05.2023 – Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup u realizua me sukses diskutimi i hapur me profesionist nga IT industria e titulluar “Tech Talk” për studentët e Fakultetit e Shkencave Informatike dhe jo vetëm.

Në hapjen e këtij diskutimi Prorektori për Shkencë dhe hulumtime Prof.dr. Bekim Fetaji të pranishmëve iu dëshiroi mirëseardhje dhe diskutim të mbarë. Kordinator i këtij diskutimi të hapur ishte Profesor Fisnik Doko me ekipin Visar Zejnullahu, Varis Aziri, Fisnik Abdullai, Erenis Ramadani, Jeton Kadrija si dhe Rilind Kaba ku të pranishmëve iu elaboruan storjet e tyre të aritjeve personale dhe shkencore.

Ky event u realizua për herë të parë në UNT si dhe në bazë të dhënave nga ligjëruesit ky lloj diskutimi ndodhë e para dhe në kryeqytetin e vendit, e cila para të pranishmëve në një numër të lartë pjesëmarrësish ngjalli debatin tejet konstruktiv.

Me debate të tilla të hapura UNT synon të ofrojë njohuri dhe ekspertizë nga profesionistë të IT-së të specializuar në zhvillimin dhe teknologjinë e softuerit edhe në të ardhmen për të gjithë studentët.

By