Shkup, Maj 2023 – Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale nga programi studimor Punë Sociale dhe Politikë Sociale nën udhëheqjen e profesoreshave Doc.dr. Elisabeta Bajrami Ollogu dhe Doc. dr. Kaltrina Zekolli Shaqiri, vizituan shtëpinë e të moshuarve “Milica” ku u pritën nga drejtoresha znj. Shermin Mamut.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësi të njihen nga afër me funksionimin e qendrës si dhe me aktivitetet e stafit, veçanërisht me aspektet e punës së punonjësit social me të moshuarit.

Studentët e UNT-së patën mundësi të takohen me personat e moshuar, duke i’u dhuruar atyre dhurata të ndryshme ku këta të fundit u ndien të gëzuar si dhe ndanë kohë edhe për bashkëbisedim me njëri-tjetrin.  Studentët u falënderuan përzemërsisht për vizitën nga i gjithë stafi në krye me drejtoreshën për ngrohtësinë që iu ofrua personave të moshuar.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe shtëpia e të moshuarve “Milica” kanë marrëveshje bashkëpunimi dhe çdo vit studentët e UNT-së zhvillojnë praktika mësimore në këtë institucion.

By