Studenti i Fakultetit të Shkencave Sociale, programit studimor Sport dhe Shkenca Sportive, në kuadër të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Besir Alili, radhitet i pesti në kampionatin botëror – U20 të mundjes në stilin e lirë që u mbajt në Aman të Jordanisë.

Megjithatë kualifikimi në gjysmëfinale dhe radhitja në vendin e pestë në nivel botëror e Besirit (në kategorinë -61 kg.) është sukses i jashtëzakonshëm për ne si universitet, duke pasur parasysh rrugëtimin e tij përgjatë të cilit mposhti mundës nga Ukraina, Turqia dhe Japonia, të gjitha superfuqi botërore në mundje. UNT studentit nga Sporti dhe Shkencat Sportive i uron suksese të plota duke na bërë gjithnjë krenarë me rezultatet sportive dhe shkencore.

By