Shkup, 06.09.2023 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.dr. Izet Zeqiri dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof.dr. Mustafa Ibrahimi mirëpritën në takim pune koordinatorin e programit alumni pranë Ambasadës Amerikane në Shkup, z. Gazmend Ilazi.
Në takimin e punës rektori Zeqiri dhe koordinatori Ilazi idenë bashkëbisedimit kishin rreth thellimit të bashkëpunimit si dhe angazhimit për herë të parë Profesor nga SHBA në UNT në Fakultetin e Shkencave Humane të programit studimor Gjuhë dhe letërsi angleze.Studentët e UNT dhe jo vetëm do kenë kënaqësinë dhe nderin të ndëgjojnë ligjeratë nga asistent të gjuhës angleze nëpërmjet programit fulbrajt (Fulbright).
Rektori Prof. Dr. Izet Zeqiri falënderoi z.Iljazi dhe ambasadën e SHBA-së për këtë mundësi të shkëlqyer për studentët dhe profesorët e UNT-së, dhe e vlerësoi këtë mundësi të nevojshme si universitet i ri.