Në kuadër të bashkëpunimit me Agjencionin Evropian për programe arsimore dhe mobilitet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm, dekaneja e Fakultetit të Shkencave Sociale pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.inord.dr. Diturije Ismaili përfaqësoi Universitetin tonë në trajnimin dhe bashkëpunimin në mes universiteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore e realizuar në nga 10-12 shtator 2023 në Universitetein e Regensburgut ne Gjermani.

Gjashtë universitetet pjesëmarrëse nga Republika e Maqedonisë së Veriut në mesin e të cilave edhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup kontribuan në vizionin e ri për bashkëpunimin evropian së bashku me 100 përfaqësues nga disa vende të ndryshme evropiane. Përfshirja e plotë e pjesëmarrësve siguron bindjen për një vizioni evropian për të ardhmen e një universiteti, duke përfshirë obligimet e përbashkëta shoqërore për të mirën e arsimit, komunitetit akademik dhe studentëve.

Në të ardhmen e afërt, UNT do të thellon dhe inicon edhe bashkpunime të tjera në kuadër të shkëmbimit të studentëve dhe kuadrit mësimor dhe projekteve me Universitet nga Evropa Qëndrore dhe Juglinore.

By