Ohër, Shtator 2023 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.dr. Izet Zeqiri mbajti ligjëratë edukativo shkencore në shkollën verore oragnizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë së Veriut.

Rektori Zeqiri në ligjëratën e shkollës verore zhvilloi temën: “Korrupsioni në furnizime publike dhe masat për parandalimin e tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, mes tjerash potencoi se korrupsioni në këtë fushë mund të shkaktojë humbje të mëdha financiare për shtetin dhe përfitime të padrejta për individët dhe kompanitë. Ndërsa për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin në furnizime publike, është e nevojshme një përkushtim i vazhdueshëm dhe i përbashkët nga autoritetet publike, shoqëria civile dhe qytetarët.

By