Shkup, 10.10.2023 Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof.dr. Izet Zeqiri mirëpriti në një takim pune zv/ministrin e Arsimit dhe Shkencës në RMV z. Agim Nuhiu i mbështetur nga Prof.inor.dr. Enver Bytyçi, znj. Mimoza Abrazhda si dhe z. Alaudin Zeqiri.

Rektori Zeqiri njoftoi për së afërmi zv/ministrin Nuhiu dhe të pranishmit për zhvillimin e tetë fakulteteve dhe mbi 30 programeve studimore në Kampusin e ri Universitar si dhe interesimin e lartë të regjistrimit të studentëve të rinjë në UNT gjatë tre afateve të aplikimit. Rektori njëherit përgëzoi edhe Prof.inor.dr. Enver Bytyçi për promovimin e librit që ka sot në hapësirat e UNT-së.

Zv/ministrin Nuhiu falënderoi rektorin Zeqiri për gjithë gatishmërinë e UNT-së në ngritjen dhe zhvillimin e arsimit të lartë në Shkup, duke sigurruar se mbështetja nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për ngritjen dhe zhvillimin sa më cilësor të mbarëvajtjes të ligjeratave nuk do mungojë.

By