Shkup, 09.10.2023 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof.dr. Izet Zeqiri priti në një takim pune udhëheqësinë e Këshillit Etik për Media në RMV, znj. Biljana Georgievska drejtoreshë dhe znj. Nora Kaliqi kryetare këshillit etik.
Rektori Zeqiri njoftoi për së afërmi udhëheqësinë e Këshillit Etik për Media në RMV për ecurinë dhe konsolidimin e UNT-së në aspektin akademik si dhe interesimin e lartë të regjistrimit të studentëve të rinjë në këtë vit akademik 2023/2024.
Drejtoresha Biljana Georgievska dhe kryetarja e këshillit etik Nora Kaliqi falënderoi rektorin Prof.dr. Izet Zeqiri për gatishmërinë dhe elaborimin për ecurinë e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup si dhe u pajtuan në thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes së cilësisë në mësimin praktik të studentëve në veçanti të programit Media dhe Komunikim ndërkulturor.