Nën organizimin e Klubit të Podgoricës dhe Federatës Universale të Paqes Doc.dr. Kaltrina Zekolli Shaqiri u.d. dekane e Fakultetit Juridik pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup ishte pjesëmarrëse në Konferencën e Lidershipit Ballkanik, me temë: “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE – Sfidat dhe Perspektivat”.
Konferenca e Lidershipit Ballkanik dha mesazhe të qarta, ndërsa liderët e shteteve dhe jo vetëm potencuan se vendet tona punojnë dhe vazhdojnë të punojnë edhe më tej në drejtim të arritjes së përcaktimeve strategjike, respektivisht anëtarësimit të plotfuqishëm në BE dhe NATO.
Njëra ndër porositë konferencës është se ‘zëri i përbashkët i fuqishëm i rajonit për të zgjuar ndërgjegjen, përgjegjësinë dhe aksionin për një botë më të mirë dhe më të drejtë ku çdo qenie njerëzore vlerësohet dhe respektohet njëlloj’. Ndryshe, edhe lufta në Ukrainë si pasojë e agresionit rus ka influencuar edhe paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, me ç’rast BE inicoi dinamikë të re për integrimin e këtij regjioni.
Në konferencën e lidershipit ballkanik folën shumë liderë shtetesh dhe përfaqësues të ndryshëm. Konferenca u organizua nga Klubi i Podgoricës dhe Federata Universale e Paqes.