Shkup, Nëntor 2023 – Në kuadër të vizitave studimore që realizojnë studentët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup në bashkëpunim me pedagogët e tyre kësaj rradhe studentët e Fakultetit Juridik nën udhëheqjen e Doc.dr. Kaltrina Zekolli Shaqiri realizuan vizitë në Ministrinë e Drejtësisë ku u mirëpritën nga vetë Ministri z. Krenar Lloga.

Doc.dr. Kaltrina Zekolli Shaqiri pedagoge pranë Fakultetit Juridik njëherit falënderoi për mirëpritjen si dhe informoi Ministrin z. Krenar Lloga me mbarëvajtjen studimore në programet studimore atë të Juridikut dhe Kriminalistikës, ku studentët kanë një entuziazëm për studime të thelluara dhe se vizitat e tilla studentët do ti shëndrojnë në praktika studimore gjatë çdo viti.

Grupi studentor pati mundësinë pas gjithë elaborimeve dhe vizitës së tyre studimore të parashtrojnë pyetjet e tyre me interes studimor drejtuar Ministrit të Drejtësisë z. Krenar Lloga ku ata mes tjerash elaboruan shumë tema që i brengosin në aspektin studimor.

By