Prishtinë, 𝐃𝐡𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 Një delegacion i Universitetit Nënë Tereza në Shkup i përbërë nga dekania e Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof.Inor. Diturije Ismaili në cilësin e menaxheres së projektit, dekani i Fakultetit të Shkencave Teknologjike Prof.Inord. Sani Demiri dhe profesoresha Emira Ymeri, morrën pjesë në takimin e parë informativ “kick off” të projektit “Merging Fashion and Tradition for Sustainable Style” (Bashkimi i modës dhe traditës për një stil të qëndrueshëm), që u zhvillua në kolegjin Universum në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Projekti ka për qëllim rritjen e kapaciteteve për gërshetimin e modës tradicionale dhe asaj moderne në bashkëpunim me aktorë të tjerë jo universitar, duke mundësuar kështu punësimin dhe sipërmarrjen e të rinjve në këtë sektor.
Ky Projekt do të implementohet gjatë dy viteve në vijim, dhe koordinohet nga kolegji Universum Kosovë, ndërsa Universiteti “Nënë Tereza” është në rolin e partnerit ku do të shërbej me ekspertizën e stafit të tij në trajnimet e parashikuara në kuadrër tē paketetave të punës.