Shkup, 22.01.2024 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof.dr. Izet Zeqiri, priti në një takim pune rektorin e Universitetit të Tetovës, Prof.dr. Jusuf Zejneli.

Rektori Zeqiri i shoqëruar nga prorektorët Prof. Inor. Dr. Fati Iseni, Doc. Dr. Bujamin Bela si dhe dekani i Fakultetit Juridik Prof.inor.dr. Argëtim Saliu, gjatë takimit biseduan lidhur me gjendjen e përgjithshme në arsimin e lartë, mënyrat e avansimit të tij, si dhe thellimin e bashkëpunimit mes Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup me Universitetin e Tetovës me qëllim ngritjen e cilësisë më të lartë në vend.

Rektori Zeqiri gjithashtu informoi mysafirin me zhvillimet e UNT-së, programet studimore në kuadër të fakulteteve, inkuadrimi dhe zhvillimi i zyrës së cilësisë në nivel universitar që tani më në UNT po jep rezultatet e saja, po ashtu diskutuan për bashkëpunimin mes programeve studimore të fakulteteve, aktiviteteve në kuadër të drejtorisë interuniversitare.

By