’𝐄𝐊𝐙𝐈𝐒𝐓𝐎𝐍 𝐌𝐎𝐒𝐏𝐄𝐑𝐏𝐔𝐓𝐇𝐉𝐄 𝐌𝐄𝐒 𝐀𝐅𝐓𝐄𝐒𝐈𝐕𝐄 𝐓𝐄 𝐎𝐅𝐑𝐔𝐀𝐑𝐀 𝐍𝐆𝐀 𝐀𝐑𝐒𝐈𝐌𝐈 𝐃𝐇𝐄 𝐊𝐄𝐑𝐊𝐄𝐒𝐀 𝐍𝐆𝐀 𝐓𝐑𝐄𝐆𝐔 𝐈 𝐏𝐔𝐍𝐄𝐒

𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟐𝟖.𝟎𝟑.𝟐𝟎𝟐𝟒 Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe Gjimnazin ‘Zef Lush Marku’ nga Shkupi me pjesëmarrje të maturantëve zhvilloi tryezën e rrumbullakët me temë ‘Arsimim për Punësim’, ku u diskutua rreth gjetjes së modaliteteve që arsimi i lartë dhe programet studimore të jenë në shërbim dhe të plotësojnë nevojat e tregut të punës.

Në fjalën mirëseardhëse rektori i UNT-së Prof.dr. Izet Zeqiri tha se ekziston një mospërputhje mes aftësive të ofruara nga arsimi me ato të kërkuara nga ekonomia , dhe kërkohet përmirësim i arsimit profesional dhe trajtimin në mënyrë efektive dhe efikase, sepse rrit kapacitetet e të rinjve për tregun e punës.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore Mendi Qyra tha se katër viteve të fundit fuqia punëtore në Maqedoni është defiçitare. Klasat e nënta dhe nxënësit e shkollave të mesme duhet ti qasen formave tjera të zgjedhjes profesionale, sidomos atë shkolla që janë për zanate të shkojnë për zanate, ndërsa pjesa tjetër që përcaktohet për studime universitare të përzgjedhin degët profesionale, porositi Qyra.

Drejtori i Shkollës së Mesme të Qytetit të Shkupit ‘Zef Lush Marku’, Arben Memedi tha se për të arritur suksese të dyfishtë, punësimin e të rinjve dhe mbajtjen e tyre këtu në vendlindje nevojitet bashkëpunim i ngushtë mes neve shkollat e mesme dhe universitetet, me punëdhënësit e mundshëm, siç janë anëtaret e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore që vazhdimisht kanë nevojë për punëtorë, dhe kjo është një domosdoshmëri për të rritur punësimin e të rinjve”.

Pas paraqitjeve u hap debat intenziv ku u përfshi akademia, maturantët dhe afaristët. Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shumicën absolute të programeve studimore i ka defiçitare dhe të diplomuarit punësohen në kohë rekord, ndërsa tryeza të tilla do të zhvillon çdo javë me qëllim të ndërlidhjes së maturantëve dhe studentëve punëdhënës potencial.

By