Pjesëtarët e stafit akademik, dekanja e Fakultetit të Shkencave të Informatikës Doc.Dr. Majlinda Axhiu dhe Doc. dr. Qazime Sherifi, para maturantëve të gjimnazit “Car Samoil” në Resnjë prezantuan programet e shumta studimore të cilat i ofron Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup.

Ata u informuan për mundësitë e studjimit në fushat deficitare, të cilat tek UNT janë te mundësuara në kuadër të tetë fakulteteve.Përveç kushteve të studijuarit dhe hapësirave të reja të UNT-së, ata u njoftuan edhe rreth mundësive për mobilitet tek universitetet e shumta evropiane, me të cilat ka bashkëpunim UNT.

Universiteti “Nënë Tereza”  falënderon stafin e gjimnazit “Car Samoil” në Resnjë për organizim të nxënësve dhe mikpritjen dinjitoze që iu ofrua universitetit tonë.

By