Kosovë, Maj 2024 – Studentët e Fakultetit të Shkencave Teknike nga programi studimor Doganë, Shpedicion dhe Sigurime pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup realizuan vizitë studimore në sektorin e doganave të Ferizajit në Republikën e Kosovës.
Kjo vizitë studimore u realizua nën udhëheqjen e dekanit të Fakultetit të Shkencave Teknike, Prof.Inor.Dr. Neritan Turkeshi i shoqëruar nga eksperti i fushës me përvojë mbi 20 vjeçare në dogana Prof.Dr. Zija Zimeri ku studentët e vitit të IV u mirëpritën nga nga shërbimet profesionale në krye me drejtorin e doganës z. Fisnik Visoka, i cili njoftoi studentët rreth shërbimeve doganore, programin e Asikudës si dhe njëkohësisht ju prezantoi dokumentacionin unik doganor (DUD).
Studentët e UNT-së patën rastin që për së afërmi të vizitojnë edhe depon e kontrollës të detajizuar të mallrave që kryen në kanalin e kuq me çrast ata u njohën edhe se si kontrollohet një mall në aspektin fizik dhe të dokumentuar që përfshin çmimin, peshën, transportin (harxhimet), origjinën. Studentët ndoqën për së afërmi edhe përllogaritjen e tatimit, tvsh-së dhe akcizës por edhe aspektin se si mallrat të cilat lëshohen pa kontroll fizik (kanali i gjelbërt), gjithashtu morën informata të detajizuara edhe rreth rolit të kanalit të verdhë si dhe kanalin e kuq që parasheh kontrollin detaj të të dhënave dhe numrin e seteve detajore.
Theksojmë që studentët e Doganës, Shpedicion dhe Sigurime pranë Fakultetit të Shkencave Teknike të UNT-së kanë kryer edhe vizitën studimore në terminalin doganor Deni, sektorin e transportit në depot e mallrave dhe pikën kufitare në Tabanovc ku u njoftuan me kontrollet e automjeteve dhe mauneve si dhe ndjekën procesin e punës se si bëhet zhdoganimi i mallit.
Nga këto dy vizita profesionale studimore, me krahasimin e dy doganave studentët bien në konkluzë se procedurat dhe punët doganore janë të njejta mirëpo dallimi i frekuentimit të mauneve në Republikën Maqedonisë së Veriut është më i madh.