Ohër, Korrik 2024 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.dr. Izet Zeqiri dhe prorektori për Financa dhe Investime doc.dr. Bujamin Bela marrin pjesë në edicionin e nëntë të shkollës verore të Ohrit, që për çdo vit tubon në një vend profesorë dhe akademikë nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni.

Temë e këtij viti e caktuar nga organizatori Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë së Veriut ishte “Forcimi i qëndrueshmërisë kombëtare ndaj korrupsionit: transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi”, ndërsa rektori Zeqiri u paraqit me temën ‘Pseudoliderizmi dhe korrupcioni’.

Tubimi i këtij viti i Shkollës së të Drejtës Natyrore të Ohrit zhvillohet në Qendrën e Shkencës dhe Artit “Urania” në Ohër.

Shkolla e së Drejtës Natyrore e Ohrit është një nismë e përhershme arsimore e Qendrës për studime sociale, pranë ASHAMV, qëllimi kryesor i së cilës është ngritja e studentëve pasuniversitar dhe doktorant në fushën e shkencave shoqërore, veçanërisht juridike, politike dhe ekonomike.

By