Londër/Angli, 03-05.07.2024 – Prorektori për Financa, Investime dhe Zhvillim pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Doc. Dr. Bujamin Bela mori pjesë në organizimin “GREENET MASTERCLASS” e financuar nga Bashkimi Evropian në projektet “Horizont Grup 5” e cila u realizua në Londër.
Qëllimi i trajnimit ka të bëjë me stimulimin dhe nxitjen për aplikim në projektet kërkimore dhe inovative në “Horizon Europe”, që kryesishtë lidhet me problematikat e mobilitetit dhe ndryshimet klimatike dhe zgjidhjet energjetike.
Prorektori Bela gjithashtu vizitoi qendrën e kontrollit të transportit urban në Londër si dhe institutet kërkimore. Në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues nga shumë shtete të BE-së si Gjermania, Franca, Spanja, Italia, Holanda, Irlanda, Lituania, Anglia dhe Izraeli.
Ky eveniment nxitë nevojën e bashkëpunimit të Universiteteve dhe Akademisë, Industrisë dhe udhëheqësve publik institucional nga Maqedonia e Veriut për të qenë të kyçur në rrjedhat e projekteve Horizon të BE-së për kërkime hulumtuese dhe zhvillimore.
Ky trajnim u mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Qendra për Kërkime dhe Inovacione Angleze (UK Research and Innovation).