Shkup, 03.09.2024 – Në ambientet e punës, rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof. Dr. Izet Zeqiri i shoqëriar nga prorektori Doc. Dr. Bujamin Bela mirëpritën në një takim pune kryetarin e Bordit për Akreditim në Arsimin e Lartë, Prof. Dr. Marjan Gjurovski, i shoqëruar nga nënkryetari i bordit profesori universitar Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.

Rektori Zeqiri njoftoi kryetarin e Bordit për Akreditim në Arsimin e Lartë, Gjurovski dhe nënkryetarin Ahmeti, për ngritjen dhe zhvillimin e këtij tempulli arsimor, ecurinë e programeve studimore në UNT, që tregu i punës sot ka nevojë të lartë për aktivizimin e tyre në institucionet relevante si dhe procesin e regjistrimit të vitit akademik 2024/2025.

Kryetari Gjurovski informoi rektorin Zeqiri mbi veprimtarinë e Bordit për Akreditim në Arsimin e Lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, aktivitetet e saj që merren ekskluzivisht me akreditimet e programeve studimore në arsimin e lartë në vend.

Rektori i UNT-së, Prof.Dr. Izet Zeqiri në takim u shpreh se UNT zbaton në përpikmëri Ligjin e Arsimit të lartë dhe se investon në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe të arritjes së përmbushjes së standardeve arsimore.

Zeqiri dhe Gjurovski u dakorduan që bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes dy institucioneve të thellohet edhe më tej.

By