Shkup, 25.09.2024 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Izet Zeqiri priti në një takim pune ambasadorin e Austrisë, Shkëlqesinë e Tij z. Martin Pammer dhe gjeneralin z. Karl Edlinger të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre.
Në takimin zyrtar të udhëhequr nga rektori Zeqiri të pranishëm ishin prorektorët Bekim Fetaji, Fati Iseni, Bujamin Bela, profesori i gjermanishtes prof. dr. Izer Maksuti dhe lektori austriak për gjuhë gjermane z.Besim Alili me ç ’rast u diskutua për ecurinë e punëve të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, zhvillimin e regjistrimit të tre afateve në UNT, për thellimin e bashkëpunimit akademik mes dy vendeve.
Pas takimit të punës vijoi edhe seminari traditor me temë: “MBI SFIDAT AKTUALE JURIDIKE NË TË DREJTËN HUMANITARE NDËRKOMBËTARE” ku studentët dhe stafi akademik do të diskutojnë dhe të japin qëndrimet e tyre përballë ligjëruesit nga shteti austriak, Z. Karl Edlinger i cili aktualisht është Gjeneral brigade. Në këtë seminar pjesëmarrës është edhe ambasadori i Austrisë, Shkëlqesija e Tij z. Martin Pammer, stafi akademik dhe administrativ si dhe studentët.