Shkup, 25.09.2024 – Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup në hapësirat studimore filloi seminari traditor me temë “MBI SFIDAT AKTUALE JURIDIKE NË TË DREJTËN HUMANITARE NDËRKOMBËTARE” me ligjëruesin austriak, njëherit gjeneral brigade z.Karl Edlinger.

Seminarin e bëri të hapur rektori UNT-së, Prof. dr. Izet Zeqiri ku në emër të stafit universitar dhe studentëve i uroi mirëseardhje ambasadorit të Austrisë, Shkëlqesisë së Tij z. Martin Pammer për pjesëmarrje në këtë seminar treditor, rektori Zeqiri gjithasht u shprehi falënderime për interesimin e lartë  të pranishmëve në këtë diskutim me pjesëmarrës nga institucione të ndryshme të vendit dhe jashtë dhe ju uroj mbarësi dhe suksese gjatë diskutimit.

Rektori Zeqiri në fjalimin e tij përshëndetës gjithashtu tha se ky seminar përveç që ka karakter teorik do shërben për gjithë pjesëmarrësit edhe në shkëmbimin e mendimeve ndryshe në fushën së drejtëse cila synon të mbrojë individët në kohë lufte dhe konflikti, ku sot bota po përballet me sfida të reja, të cilat kërkojnë vëmendjen dhe angazhimin tonë të përbashkët.

“Këto zhvillime kërkojnë një qasje të përbashkët globale, për të siguruar që teknologjia të përdoret në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është vetëm detyra e juristëve dhe ekspertëve të së drejtës, por e të gjithë shoqërisë ndërkombëtare.” – tha rektori Zeqiri

Ambasadori Sh.T. Z. Pammer në fjalimin e Tij para të pranishmëve falënderoi menaxhmentin dhe gjithë stafin universitar për thellimin e bashkëpunimit veçanti në zhvillimin e këtoj seminari ku për qëllim ka përmirësimin e njohurive për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare për të i’u mundësuar të pranishmëve në elaborimet e tyre gjatë seminarit treditor mbi rregullat e së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare që hasin në punën e tyre të përditshme.

Pjesëmarrësit në këtë seminar do të jenë në gjendje të analizojnë një situatë konflikti në kuptimin e dokumenteve ndërkombëtare, të kuptojnë kuadrin ligjor dhe të vlerësojnë veprimet dhe sjelljet në konfliktet e armatosura në kuptimin e përputhshmërisë së saj me të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare.

Seminari treditor është i inicuar nga profesori i  gjermanishtes prof. dr. Izer Maksuti si dhe moderohet nga Prof.Dr. Aleksandar Petkovski të shoqëruar nga panelistës, prorektorët ai për Shkencë dhe hulumtime Prof. Dr. Bekim Fetaji si dhe prorektori për Arsim dhe Çështje studentore Prof. Inor. Dr. Fati Iseni.

Gjatë zhvillimit të seminarit treditor gjithashtu do të diskutohen edhe për mjetet dhe metoda të ndryshme të luftës, duke përfshirë sfidat aktuale (lufta në zona me popullsi të dendur, të drejtat dhe detyrat në situata okupimi, lufta kibernetike, armët autonome, inteligjenca artificiale në konfliktet e armatosura dhe të ndryshme) si dhe përgjegjësia individuale dhe komanduese në konfliktet e armatosura.

By