Shkup, 26.09.2024 – Rektori Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.dr. Izet Zeqiri sot mori pjesë në diskutimin për sfidat a arsimit të lartë në vend e cila u organizua në Fakultеtin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Në këtë diskutim rektori Zeqiri para të pranishmëve në fjalim rastin e tij mes tjerash potencoi se avancimi dhe sigurimi i cilësisë në universitetet publike është domosdoshmëri e kohës dhe nevojë urgjente për të gjithë.

Në këtë diskutim pjesëmarrës ishin Prof.dr. Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës, z. Lulzim Aliu zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe përfaqësues nga gjithë universitetet e vendit. Ky diskutim u organizua me qëllim të njohjes së pikëpamjeve të gjera nga fusha e arsimit të lartë, gjegjësisht nga akademikët e vendit për të marrë propozimet e tyre, angazhimi kryesor i të cilëve është ngritja e cilësisë dhe avancimi i veprimtarisë së arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

By