Shkup/Rijekë, 03-06 dhjetor 2024 – Sekretarja e përgjithshme e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, znj. Mukades Hajdari, dhe Udhëheqësi i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, z. Bujar Kajolli, realizuan një vizitë studimore në Universitetin e Rijekës në Kroaci, në kuadër të programit Erasmus+.

Gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit e UNT-së zhvilluan takime të rëndësishme me Prof. Dr. Matej Fonoviç, Erasmus Koordinator në Fakultetin e Shkencave Teknike të Universitetit të Rijekës, si dhe me znj. Masha Shashinka, Udhëheqëse e Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Diskutimet mes palëve u përqendruan në:

Vazhdimin e bashkëpunimit ekzistues midis dy universiteteve. Krijimin e mundësive të reja për projekte të përbashkëta, me fokus në shkëmbimet akademike dhe zhvillimin e programeve të reja shkencore.

Vizita u vlerësua si një hap i rëndësishëm për forcimin e partneritetit ndëruniversitar dhe zgjerimin e angazhimit ndërkombëtar të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.Universiteti “Nënë Tereza” mbetet i përkushtuar për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi ndërkombëtar dhe për të siguruar që studentët dhe stafi i tij të përfitojnë nga mundësitë që ofrohen përmes programit Erasmus+ dhe nismave të tjera.

By