Shkup, 02.04.2025 – Rektori i Universiteti “Nënë Tereza“ në Shkup, Prof.dr. Izet Zeqiri nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Qendrën për Bashkëpunim Ballkanik – Loja i përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv, z. Bujar Luma si dhe me Qendrën për Trajnim dhe Rrjetëzim për Aksion Paqesor – Kurve Wustrow nga Gjermania i përfaqësuar nga z. Amjad Mitri.

Rektori Zeqiri, i shoqëruar nga prorektori Prof. Inor. dr. Bujamin Bela, si dhe udhëheqësit e projektit, Prof. Inor. dr. Enver Abdullahu dhe Doc.dr. Arta Xhelili, falënderoi për angazhimin maksimal përfaqësuesit e Qendrës Loja dhe Qendrës Kurve Wustrow nga Gjermania për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë procesit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta për arritjen e rezultateve cilësore.

Kjo marrëveshje mes partnerëve ka për qëllim angazhimin për të bashkuar infrastrukturën, burimet njerëzore dhe kapacitetin intelektual, në mënyrë që së bashku të sigurojnë qëndrueshmërinë e projektit “Ankorimi i punës multikulturor të të rinjve në kurrikulat universitare për mësuesit e ardhshëm” për periudhën 2025-2027.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje Mirëkuptimi gjithashtu është edhe të zhvillojë përmbajtje dhe aktivitete kushtuar edukimit multikulturor me veçori të veçantë të përcjelljes së aftësive dhe kompetencave praktike të nevojshme për zbatimin me sukses të projekteve ndërkulturore në shkolla dhe komunitet, të bëjë të mundur që studentët dhe stafi i caktuar të ndjekin aktivitetet jashtëshkollore: trajnime, vizita studimore, shkëmbime akademike, mobilitete.

Po ashtu, të zhvillohet studimi kryesisht në ambientet e UNT-së nga ana e pedagogëve, studentëve dhe nga anëtarët e stafit të UNT-së, të mbështesë komunikimin e jashtëm me partnerët e tjerë në Maqedoninë e Veriut, universitetet partnere në rajon, institucionet e huaja dhe publikun e gjerë dhe pika të tjera të mirëfillta bashkëpunuese.

By