Mal i Zi, 07.04.2025 – Rektori i Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.dr. Izet Zeqiri i shoqëruar nga rektori në ardhje njëherit prorektori për Shkencë Prof.dr. Bekim Fetaji dhe prorektori për Financa dhe Investime Doc.dr. Bujamin Bela po marrin pjesë në Forumin e 10-të të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Konferencën Ndërkombëtare e Rrjeteve “Ulysseus” e cila po realizohet në Universitetin e Malit të Zi.


Në kuadër të Forumit, po zhvillohen diskutime mbi çështje kyçe për arsimin e lartë në rajon dhe më gjerë, duke përfshirë: rëndësinë e sigurimit të cilësisë në nivel evropian dhe kombëtar, diplomat evropiane, rolin e universiteteve në procesin e zgjerimit të BE-së, si dhe aktivitetet e grupeve të punës, sfidat dhe përfitimet e aleancave universitare evropiane.


Konferenca Ndërkombëtare “Ulysseus” synon të krijojë një platformë të qëndrueshme për bashkëpunim ndërmjet universiteteve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, duke u fokusuar në ndarjen e përvojave, praktikat më të mira dhe sfidat e përbashkëta në kuadër të Aleancave Universitare Evropiane. Gjithashtu, theksohet nevoja për të njohur diversitetin e konteksteve kombëtare dhe kapacitetet institucionale të palëve bashkëpunuese.Konferenca do të përmbyllet me një panel të nivelit të lartë politik, ku do të diskutohet roli i universiteteve në procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

By