Shkup, Prill 2025 – Në kuadër të fushatës promovuese të programeve studimore, pedagogët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup realizuan një takim informues me maturantët e Shkollës së Mesme të Qytetit të Shkupit “Marija Kiri Sklodovska”.
Gjatë takimit me maturantët ekipi promovues nga pedagogët Bujamin Bela, Bukurie Imeri Jusufi, Neritan Turkeshi, Majlinda Axhiu, Diturije Ismaili, Argëtim Saliu, për së afërmi diskutuan për përmbajtjen e programeve studimore, kushtet për regjistrim dhe studim në universtetin tonë, mundësitë që ofrohen për studentët e UNT-së përmes programit Erasmus+, si dhe për marrëveshjet e bashkëpunimit në kuadër të të cilave u jepet rëndësi punës pratike, bursave dhe shkëmbimeve studentore dhe përvoja studimore në institucione partnere evropiane.
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shpreh mirënjohje për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të stafit të Sh.M.Q.Sh “Marija Kiri Sklodovska”, duke vlerësuar lart interesimin dhe angazhimin e maturantëve gjatë diskutimit.
Maturantët u shprehën të kënaqur me informacionet e marra, duke theksuar se prezantimi i ndihmon në orientimin e tyre drejt zgjedhjes së drejtë akademike dhe ndërtimit të një të ardhmeje të sigurt profesionale.