Shkup, Prill 2025 – Në kuadër të fushatës promovuese në shkollat e mesme, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup zhvilloi vizitën e rradhës informuese në Sh.M.Q.Sh “Saraj” të Shkupit, ku maturantëve iu prezantuan programet dhe mundësitë akademike për vitin akademik 2025/2026.
Delegacioni i UNT-së i përbërë nga stafi akademik edhe atë Bujamin Bela, Bukurie Imeri Jusufi, Mustafa Ibrahimi, Diturije Ismaili, Neritan Turkeshi, Hava Rexhep, Bedri Gjureci, Majlinda Axhiu, Argëtim Saliu, Urime Demiri Shaipi, Agon Saiti, prezantuan tetë njësitë akademike që funksionojnë në kuadër të universitetit, si dhe përparësitë që ofron Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në gjuhën amtare.
Në takim gjithashtu u diskutua mbi kushtet e regjistrimit, mundësitë e bursave, përfshirjen në programin Erasmus+, dhe praktikat profesionale që janë pjesë përbërëse e shumë programeve.
Maturantët e Sarajit treguan interes të lartë për fushat teknike, shkencore dhe humane që ofron universiteti, duke zhvilluar një bashkëbisedim të hapur me ekipin e UNT-së për rrugën e tyre të mëtejme akademike.
Universiteti “Nënë Tereza” falënderon drejtuesit dhe stafin pedagogjik të Sh.M.Q.Sh “Saraj” për mikpritjen dhe bashkëpunimin, me dëshirën që shumë nga maturantët e kësaj shkolle t’i bashkohen komunitetit akademik të UNT-së në vitin e ardhshëm akademik.