Shkup, Prill 2025 – Shkolla e Mesm e Qytetit të Shkupit “Arseni Jovkov” mirëpriti përfaqësues të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup të cilët realizuan një vizitë informuese ku u prezantuan programet studimore për vitin e ardhshëm akademik.

Gjatë takimit, pedagogët e UNT-së, Bujamin Bela, Bukurie Imeri Jusufi, Mustafa Ibrahimi, Neritan Turkeshi, Majlinda Axhiu, Diturije Ismaili, Argëtim Saliu, Urime Demiri Shaipi, Teuta Jusufi Zenku bashkëbiseduan me maturantët për drejtimet studimore, kushtet e regjistrimit, si dhe mundësitë për shkëmbime studentore përmes programit Erasmus+ dhe praktikave të ndryshme.

Maturantët shfaqën interes të lartë për programet e ofruara dhe parashtruan pyetje të shumta rreth studimeve dhe perspektivës së tyre profesionale.

UNT falënderon stafin e shkollës “Arseni Jovkov” për mikpritjen dhe bashkëpunimin.

By