Shkup, 25.09.2025 – Kryetarja e senatit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Olivera Petrovska, dhe prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Zoran Gacovski, morën pjesë në seminarin e organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me temë “Web of Science – Avancimi i punës shkencore dhe kërkimore në universitetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Në këtë aktivitet, fjalën përshëndetëse e mbajti Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me platforma ndërkombëtare për fuqizimin e cilësisë shkencore dhe inovacionit në vend.
Pjesëmarrja e Prof. Dr. Olivera Petrovskës dhe Prof. Dr. Zoran Gacovskit në këtë seminar pasqyron angazhimin e UNT-së për të forcuar kapacitetet shkencore dhe për të kontribuar aktivisht në zhvillimin e kërkimit akademik në nivel vendor dhe ndërkombëtar.
