Shkup, 02.10.2025 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, së bashku me prorektoren për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili, zhvilluan një takim pune në Ambasadën e Zvicrës në RMV.
Ata u mirëpritën nga znj. Michal Harari, zëvendës Shefe e Misionit, dhe znj. Xhevahire Pruthi Zajazi, zyrtare Kombëtare e Programeve. Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit akademik, shkëmbimet studentore dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë dhe inovacionit.
Palët shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin, duke e parë si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të misionit akademik dhe ndërkombëtar të UNT-së.
