Shkup, 06.10.2025 – Sot, në kabinetin e tij të punës, rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mirëpriti ambasadoren e Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Saj, znj. Setsuko Kawahara, me të cilën zhvilloi një takim miqësor dhe frytdhënës.

Gjatë takimit, rektori Fetaji, i shoqëruar nga prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili, dhe sekretari i përgjithshëm, Mr. Pishtar Lutfiu, informoi Ambasadoren Kawahara mbi zhvillimet e fundit akademike dhe institucionale në UNT, me theks të veçantë në proceset e ndërkombëtarizimit, programet ndërkulturore dhe nismat e bashkëpunimit me universitete nga vende të ndryshme të botës.

.

Në këtë kontekst, rektori Fetaji theksoi përkushtimin e Universitetit për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me institucionet arsimore dhe shkencore të Japonisë, në fushat e teknologjisë, inovacionit, arsimit dhe kulturës.

Nga ana e saj, ambasadorja Kawahara shprehu interesimin për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe në fushën e arsimit të lartë, si dhe vlerësoi përpjekjet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup për promovimin e dialogut ndërkulturor dhe shkëmbimeve akademike ndërkombëtare.

Takimi u zhvillua në atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, duke hapur mundësi të reja për intensifikimin e kontakteve ndërmjet UNT-së dhe institucioneve akademike japoneze.

By