Shkup, 20.02.2026 – Rektori i Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, zhvilloi një takim pune me drejtorin e Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup, z. Muamet Demiri, me qëllim thellimin e bashkëpunimit institucional në fushën e shëndetit publik, arsimit dhe kërkimit shkencor.
Gjatë takimit, rektori Fetaji ishte i shoqëruar nga prorektorja, Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili, dekania e Fakultetit të Shkencave Teknologjike, Prof. Inor. Dr. Ollga Popovska, si dhe Mr. Driton Zendeli. Nga ana e Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup në takim mori pjesë edhe znj. Erjona Shaqiri.
Bashkëbiseduesit diskutuan mundësitë konkrete për përfshirjen e studentëve të UNT-së në praktika profesionale pranë Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup, si dhe për zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, trajnimeve profesionale dhe aktiviteteve që kontribuojnë në avancimin e shëndetit publik.
