Fakulteti i Shkencave Sociale pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, në bashkëpunim me organizatën “Akropoli i Ri”, zhvilluan trajnim me studentët e departamentit Punë dhe Politikë Sociale dhe departamentit të Psikologjisë me temë: A është këndvështrimi ynë ai që e formon përvojën tonë?
Aktiviteti u udhëhoq nga Doc. Dr. Elisabeta Bajrami Ollogu ndërsa trajnimi u realizua nga përfaqësueset e “Akropoli i Ri”, znj. Gëzime Zllatku dhe znj. Florentina Fetahi.
Përmes diskutimeve, ushtrimeve praktike dhe ideve nga psikologjia moderne, u trajtuan mënyra konkrete për të ndërtuar qëndrueshmëri emocionale, për të rritur vetë-efikasitetin dhe për t’i parë sfidat si mundësi për zhvillim.
Ky aktivitet dëshmoi fuqinë e bashkëpunimit mes institucioneve akademike dhe iniciativave qytetare, duke krijuar hapësira ku reflektimi, rritja dhe mirëqenia bëhen pjesë e përditshmërisë.
Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe energjinë përgjatë trajnimit!
