Shkup, Prill 2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup zhvilloi një sesion informues me maturantët e Sh.M.Q.Sh. “Pançe Karagjozov”, duke shpalosur ofertën akademike për vitin 2026/2027.

Ekipi akademik, i përbërë nga profesorët Genta Spahiu Mirzo, Suat Ibishi dhe Arijan Ganiji, njoftoi nxënësit me tetë njësitë akademike të universitetit. Gjatë prezantimit, fokus i veçantë iu dha programeve studimore të ndërlidhura me tregun e punës, realizimit të praktikës profesionale në laboratorët modernë, si dhe nxitjes së kërkimit shkencor përmes resurseve të bibliotekës universitare. Njëkohësisht, maturantët u njohën me mundësitë e shumta që ofron UNT-ja si një vatër e rëndësishme e arsimit të lartë në kryeqendër.

Maturantët shfaqën interes të lartë për kushtet e regjistrimit dhe jetën studentore, duke zhvilluar një bashkëbisedim aktiv me përfaqësuesit tanë. UNT falënderon stafin e shkollës “Pançe Karagjozov” për bashkëpunimin e shkëlqyer në orientimin e gjeneratave të reja.

By