Likovë, Prill 2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka vijuar aktivitetet e tij promovuese në Komunën e Likovës, ku u prit me një interesim të veçantë nga maturantët e Shkollës së Mesme Komunale “Ismet Jashari”.

Ekipi promovues, i përbërë nga pedagogët Rilind Ademi, Emira Ymeri, Arbnor Rushiti dhe Arta Mehmedi Ademi, zhvilluan një bashkëbisedim të hapur dhe informues me studentët potencial. Fokus i bisedës ishte prezantimi i tetë fakulteteve të UNT-së, ku maturantët u njoftuan në detaje për programet studimore, infrastrukturën moderne dhe laboratorët e specializuar që janë në shërbim të hulumtimit shkencor.

Përfaqësuesit e universitetit theksuan se UNT mbetet adresa kryesore për të gjithë ata që synojnë një karrierë të suksesshme akademike në kryeqytet, duke ofruar kushte studimi sipas standardeve më të larta. Gjatë takimit u ndanë materiale informative dhe broshura, ndërsa nxënësit shfaqën kureshtje të lartë përmes pyetjeve rreth bursave, mobilitetit ndërkombëtar dhe përfitimeve praktike që ofron diploma e UNT-së në tregun e punës.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup falënderon stafin akademik dhe drejtuesit e Sh.M.K. “Ismet Jashari” për mikpritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në orientimin profesional të të rinjve të Likovës.
Për më shumë informacione, vizitoni faqen tonë zyrtare: www.unt.edu.mk

By