Kumanovë, Prill 2026 – Karavani promovues i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup ka realizuar një vizitë frymëzuese në Shkollën e Mesme Ekonomike “Pero Nakov” në Kumanovë. Ky aktivitet shërbeu si një takim dialogu mes akademikëve dhe maturantëve, për ti orientuar drejt vendosjes të duhur për karrierën e tyre të ardhshme.

Ekipi akademik, i përbërë nga profesorët Rilind Ademi, Emira Ymeri, Arbnor Rushiti, Arta Mehmedi Ademi dhe Mirvan Xhemaili, shpalosi vizionin e UNT-së për vitin e ri akademik. Gjatë takimit, theks i veçantë iu dha 8 Fakulteteve dhe programeve innovative me drejtimet studimore që lidhin shkencën me kërkesat e tregut modern të punës. U njohën me detaje të kampusit të ri universitar me infrastrukturën moderne, laboratorëve të pajisur me teknologjinë e fundit dhe kushteve evropiane të studimit në zemër të kryeqytetit, ata gjithashtu u njoftuan për mundësitë e bursave, praktikës profesionale dhe shkëmbime studentore përmes rrjeteve globale si Erasmus+.

Maturantët shfaqën një interesim të jashtëzakonshëm, duke u ndalur në detaje mbi kriteret e regjistrimit dhe perspektivën që ofron studimi në gjuhën amtare në universitetin e vetëm publik të këtij lloji në Shkup. UNT shpreh mirënjohje për stafin udhëheqës të shkollës “Pero Nakov” për organizimin e shkëlqyer dhe mikpritjen, duke rikonfirmuar partneritetin e fortë në misionin e përbashkët për edukimin e brezave të rinj.

Bëhu edhe ti pjesë e historisë sonë të suksesit.

By