Prof. Dr. Glenn A. Hole nga USN në një takim zyrtar me rektorin Prof. Dr. Bekim Fetaji

Shkup, 13.10.2026 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, priti sot në takim zyrtar Prof. Dr. Glenn A. Hole nga University of South-Eastern Norway (USN).

Gjatë takimit, rektori Fetaji falënderoi profesorin Hole për angazhimin e tij në aktivitetet akademike që do të organizohen për stafin dhe studentët e UNT-së. Vizita realizohet në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit mes dy universiteteve dhe do të përfshijë ligjërata, punëtori, mentorim dhe projekte të përbashkëta shkencore.

Në këtë takim, rektori shoqërohej nga prorektorët Prof. Dr. Fati Iseni dhe Prof. Dr. Sani Demiri, profesoresha Prof. Inor. Dr. Urime Demiri Shaipi, si dhe Arta Axhiu nga zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ndërsa Prof. Dr. Glenn A. Hole ishte në shoqërim të Z. Blerim Gjoni.

Më pas, delegacioni vizitoi hapësirat studimore të universitetit, ku u njoh nga afër me kushtet infrastrukturore dhe me punën e përditshme akademike. Gjatë kësaj vizite, Prof. Dr. Glenn A. Hole pati mundësinë të bashkëbisedojë drejtpërdrejt me studentët, duke i përgëzuar ata për përkushtimin dhe duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave ndërkombëtare për zhvillimin e tyre profesional.

By