Shkup, 14.10.2026 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, priti sot në një takim zyrtar kampionin olimpik, z. Shaban Tërstena.
Gjatë këtij takimi, rektori Fetaji dhe kampioni olimpik z. Tërstena iniciuan organizimin e Olimpiadës Universitare Studentore “Nënë Tereza”, e cila do të zhvillohet më 30 mars 2027.
Olimpiada do të organizohet nga z. Shaban Tërstena, fitues i medaljes së artë dhe të argjendtë olimpike, nën patronazhin e rektorit të UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji.
Në këtë ngjarje madhore sportive do të marrin pjesë ekipe studentore nga universitetet e Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Shqipërisë dhe rajonit. Po ashtu, pjesëmarrja do të jetë e hapur edhe për ekipe studentore nga diaspora, të cilat mund të formohen nga studentë të universiteteve të ndryshme ndërkombëtare.
Kjo nismë ka për qëllim promovimin e sportit universitar, frymës së garës së ndershme (fair-play) dhe miqësisë ndërmjet studentëve, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe lidhjeve me diasporën.
Disiplinat sportive, programi detajuar dhe mënyra e aplikimit do të bëhen publike në njoftimet e radhës.
Për detaje të mëtejshme apo pyetje rreth organizimit, mund të kontaktoni drejtpërdrejt në adresën elektronike: shaban.terstena@unt.edu.mk
