Vlorë/Shkup, Tetor 2026
– Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, e cila parashikon zhvillimin e programeve studimore në ciklin e parë studimor dhe të dytë (Master) me diploma të dyfishta dhe bashkëpunimin në projekte kërkimore e akademike.

Marrëveshjen e nënshkruan rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, dhe rektorja e Universitetit të Vlorës, Prof. Dr. Aurela Saliaj.

Ky partneritet synon zgjerimin e mundësive për studentët dhe stafin akademik përmes programeve të përbashkëta të studimit, shkëmbimit të përvojave dhe përgatitjes së aplikimeve për projekte ndërkombëtare. Programet Master me diploma të dyfishta përbëjnë një nga drejtimet kryesore të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Në delegacionin e UNT-së morën pjesë prorektori Prof. dr. Bujamin Bela, dekani i Fakultetit të Shkencave Teknik, Prof. Dr. Neritan Turkeshi, Prof. Dr. Enver Abdullahu, Prof. Inor. Dr. Murat Aliu, Doc. Dr. Arbnor Rushiti, Mr. Bilgin Hajredini dhe Mr. Driton Zendeli.

Nënshkrimi i marrëveshjes shënon një hap konkret në forcimin e lidhjeve akademike ndërmjet dy universiteteve dhe në krijimin e mundësive të reja për arsim dhe kërkim shkencor.

By