Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili, mori pjesë në Takimin Punues të WG3: “Harta e Rezultateve dhe Zhvillimi i Anketave” (WG3 Collaborative Working Meeting: Mapping Results and Survey Development), i cili u mbajt më 8–9 tetor 2026 në Universitetin “Eötvös Loránd” në Budapest, Hungari, në cilësinë e Udhëheqëses së Nëngrupit 1 brenda Grupit Punues 3 (WG3) të projektit HUMAN-IT – COST Action CA24167.
Takimi dyditor i formatit hibrid bëri bashkë anëtarët e WG3 për të shqyrtuar raportet e hartëzimit sipas shteteve, për të diskutuar gjetjet kryesore, për të identifikuar trendet e përbashkëta dhe zbrazëtirat kërkimore, si dhe për të avancuar zhvillimin e anketave të harmonizuara për palët e interesit. Si udhëheqëse e Nëngrupit 1, Prorektorja dha kontributin e saj në punën bashkëpunuese me qëllim fuqizimin e kornizës kërkimore dhe sigurimin e një qasjeje të koordinuar për angazhimin e palëve të interesit dhe grumbullimin e të dhënave në të gjitha shtetet pjesëmarrëse.
Fokusi i takimit ishte gjithashtu finalizimi i pesë anketave të dedikuara për palët e interesit, që synojnë sektorin akademik, prakticientët, qeverinë dhe hartuesit e politikave, sektorin privat, si dhe OQ-të dhe shoqërinë civile, duke trajtuar njëkohësisht kërkesat e GDPR-së, çështjet etike dhe strategjitë e shpërndarjes së informacionit. Pjesëmarrësit koordinuan më tej planet për aktivitetet e Vitit të 2-të, përfshirë punëtoritë, Shkollat Trajnuese, Misionet Shkencore Afatshkurtra (STSM), ngjarjet shkencore dhe mundësitë e rrjetëzimit.
Pjesëmarrja në këtë takim pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të institucionit ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar kërkimor, shkëmbimit të dijës dhe angazhimit aktiv në rrjetet shkencore evropiane, duke i kontribuar drejtpërdrejt objektivave dhe aktiviteteve të përkrahura nga HUMAN-IT COST Action.
