Fakulteti: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
Drejtimi: Arkitekturë dhe Dizajn
Cikli i studimeve: Cikli i parë
Kredi ECTS: 180
Qëllimi kryesor i ciklit të parë të programit studimor të Arkitekturë dhe Dizajn është aftësimi i studentëve në përmbushjen e përgjegjësive ndaj detyrave të projektimit arkitektural, arkitekturës së brendshme dhe planifikimit urban.
Përvetësimi i metodave dhe procedurave të hulumtimit si dhe zhvillimi i mendimit kritik;
Zhvillimi i shkathtësive komunikuese me theks në komunikimin vizuel dhe aftësisë përpërdorimin praktik të njohurive;
Zhvillimi i shkathtësive bashkëpunuese dhe punës në ekip, si dhe zhvillimi i etikës profesionale.