Prishtinë, 19.05.2026 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, i shoqëruar nga dekaneja e Fakultetit Ekonomik, Prof. Inor. Dr. Bukurie Imeri Jusufi dhe Prof. Inor. Dr. Teuta Jusufi Zenku, zhvilloi një vizitë zyrtare në Universitetin e Prishtinës, ku u prit në një takim pune nga dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Driton Balaj.
Fokusi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndërmjet dy institucioneve. Gjatë bisedës, palët diskutuan për mundësitë konkrete të partneritetit, me theks të veçantë në programe të përbashkëta studimore duke inicuar cikle të përbashkëta në nivelin deridiplomik dhe master. Zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore dhe aplikimi në fonde ndërkombëtare. Si dhe Certifikime profesionale, të përbashkëta për studentët dhe komunitetin e biznesit.
Drejtuesit e dy institucioneve shprehën gatishmëri të plotë për avancimin e këtij partneriteti strategjik, duke vlerësuar se ky bashkëpunim do të krijojë mundësi të reja dhe do të rrisë mobilitetin për studentët dhe stafin akademik të të dy universiteteve.
